Rama flet për raportin e Martyt, rikujton fjalimin e përfaqësuesit të PS-së
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 14 October 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikujtuar se raporti i Dick Martyt mbi trafikimin e organëve mori votën pro nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike nga Shqipëria.
Rama ka shpërndarë në facebook fjalimin e përfaqësuesit të Partisë Socialiste, i cili ndër të tjerash kishte thënë se raporti në fjalë ka mungesë të provave.
“Fatkeqësisht, na duhet ta pranojmë që ky raport nuk ka as edhe një gjë të re me rëndësi dhe vetëm sa është shtuar ai vetë në numrin e çështjeve politike të rajonit. Nuk ka AS EDHE NJË PROVË dhe në shumë pjesë ka thjesht natyrën e një opinioni politik, po jo të një raporti hetimor” thuhet në fjalimin e shpërndarë nga Rama.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit shqiptar:
KUJTESA HISTORIKE na e thotë sot me fakte të shkruara, se kur rezoluta e iniciuar nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit dhe e mbështetur më tej nga raporti famëkeq i Dick Marty-t mbi trafikun e organeve njerëzore, u paraqit për votim në Asamblenë e Përgjithshme, ajo fatkeqësisht mori votën pro të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në delegacionin shqiptar, ndërsa u kundërshtua nga dy përfaqësuesit e tjerë nga Shqipëria, Damian Gjiknuri e Shpëtim Idrizi.
Ja fjala që përfaqësuesi i Partisë Socialiste në delegacionin e vendit tonë në Këshillin e Europës, i drejtoi pa sukses Asamblesë së Përgjithshme:
Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe MUNGESËS SË PROVAVE. E kuptojmë se ideja e konspiracionit që rrethoi paaftësinë e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për të hetuar krimet e pretenduara dhe zbulimi në respekt të një prej lojtarëve kryesorë për të ndjekur krime të tilla, Carla del Ponte, është çka e nxiti këtë Asamble të kërkojë nga Dick Marty përpilimin e një raporti të plotë, të bazuar në prova, si edhe të hedhë dritë mbi çështjet, në vend që të përsërisë akuzat e bëra më parë nga të tjerët.
Fatkeqësisht, na duhet ta pranojmë që ky raport nuk ka as edhe një gjë të re me rëndësi dhe vetëm sa është shtuar ai vetë në numrin e çështjeve politike të rajonit. Nuk ka AS EDHE NJË PROVË dhe në shumë pjesë ka thjesht natyrën e një opinioni politik, po jo të një raporti hetimor.
Raporti është i mbushur me kontradikta që kanë të bëjnë me aktivitetin e supozuar dhe shpërfillës ndaj çdo pune të mëparshme të bërë nga ICTY. Një prej tyre është çështja e dy shtëpive famëkeqe: “Shtëpia e Verdhë”, për të cilën hetimi i ICTY nuk solli asnjë informacion dhe në Fushë-Krujë, ajo shtëpia e famshme ku gjoja merreshin organet. Por e cila, siç edhe citohet në raport, nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetet e pretenduara.
Kjo na shtyn të besojmë se raporti është më shumë TRILLIM POLITIK sesa hetim i bazuar në prova dhe kësaj Asambleje nuk i shkon për shtat diçka e tillë. Por pavarësisht nga natyra politike e raportit, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave, ne si delegacion shqiptar kemi paraqitur një sërë pikash, të cilat kërkojnë një riformulim të arsyeshëm të akuzave të nxjerra në Raport.
Mendojmë se thelbi i rezolutës nuk është të bëjë politikë me krimin e pretenduar, por të nxisë bashkëpunimin midis autoriteteve të drejtësisë, për të zbuluar nëse diçka e tillë ka ndodhur realisht. Kështu që le të hetojnë të gjitha vendet, dhe të heqim nga raporti konsiderata politike që njollosin njërën palë, pra SHQIPTARËT DHE UÇK-në.
Prandaj, unë i bëj thirrje Asamblesë të mbështesë ndryshimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, të cilat kërkojnë një hetim të duhur të çështjes dhe të shmangë shpalljen fajtore paraprakisht të një organizate të tërë politike, PËR ARSYEN E VETME SE AJO LUFTOI PËR ÇLIRIMIN E NJË POPULLI TË SHTYPUR!
25 janar 2011
Të tjera
-
Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në...
-
1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë
Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për ni...
-
Raporti i Borrellit pritet të përfundoj këtë javë, a do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës?
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Vetëvendosje përkujton njëvjetorin e sủlmit në Zveçan: Republika nuk pezullohet
Sot janë bërë një vit nga sulmi që ndodhi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Polici...
-
Ministria e Drejtësisë: Provimi me shkrim i Jurispodencës i rregullt
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se procesi i testimit me shkrim për d...
-
Më shumë të huaj se kurrë më parë, rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më ...
-
Hoti: Qe një vit s’u emërua anëtari nga sindikatat në Bordin e Trustit Pensional, shkelësit e ligjit të japin përgjegjësi
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është bërë një vit që kur Bordi...
-
Sanduloviq ironizon keq me presidentin serb: A u bë Serbia automatikisht pjesë e NATO-s, sepse sipas Vuçiqit-Kosova është “zemra e Serbisë”
Politikani serb Nikola Sanduloviq, i cili vazhdimisht përndiqet nga shteti se...
-
729 kandidatë iu nënshtruan provimit të jurisprudencës me shkrim, pesëve iu anulua se nuk respektuan rregullat
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se procesi i testit me shkrim i jurisprude...
-
Raporti i GLPS-së: Plot 688 ditë është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit në gjykatat e Kosovës
Gati dy vjet është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsion...
-
Vetura bie në lumë në Rrugën e Arbrit, shpëton shoferja
Një automjet tip Golf 5 ka dalë nga rruga në segmentin e rrugës Arbrit tek Ur...
-
Gërvalla e McKay flasin për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit m...