Lajme

Rama flet me shifra: Është rritur numri i turistëve, këtë vit ka 25% më shumë shqiptarë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 17 July 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar raportimet se plazhet shqiptare, kanë ngelur të boshatisura nga mungesa e turistëve për shkak të çmimeve të larta.

Madje sipas tij, ka edhe një përpjekje të ulët sulmi, për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, transmeton klankosova.tv.

”Fakti është që nga janari në qershor ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri, ose 25% më shumë se vjet”.

-Advertisement-

Lidhur me këtë, Rama u shpreh se ka komunikuar me kryetarët e komunave bregdetare, të cilët sipas tij janë skandalizuar me lajme e komente të manipuluara.

”Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare. Të gjithë janë të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Natyrisht që faktet janë në terren. Ky sulm i organizuar vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. Janë shumë profile false që përdoren për këtë sulm”.

”Vjet u surprizuam pozitivisht nga italianët, italianet deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq 61%, polakët 74%, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor”.

Aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë lejë për ulje të avionëve chareter, sepse nuk ka vend në 24 orë. Për t’u ulur me charter në Tiranë duhet të prenotosh 3 ditë më parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera