Rama e Basha ende pa marrëveshje?
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 03 May 2017
Kur kanë kaluar më shumë se 2 orë nga takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha në tryezën e thirrur nga kreu i shtetit, Bujar Nishani në Presidencë, ende nuk ka të dhëna se mbi cilën “formulë” po diskutojnë Rama e Basha për arritjen e kompromisit.
Ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që palët ta kenë nisur diskutimin me paketën e propozuar nga negociatorët ndërkombëtarë dhe se mund të bëjnë lëshime nga disa pretendime.
Megjithatë pritet që në orët në vijim të zbardhen bisedat mes tyre dhe nëse do hyjë apo jo opozita në zgjedhje.
Ndërkohë që mbrëmë vonë në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishte si kusht qeverinë teknike pa Ramën kryeministër dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, por ai shtoi që nëse Rama ofron zgjidhje të tjera, ishte i gatshëm t’i eksploronte.
Nuk dimë nëse Basha ka hequr dorë nga qeveria teknike për të pranuar propozimet e reja që do ta fusnin në zgjedhje, shkruan Balkan Web.
Gjatë negociatave të mëparshme kryeministri Rama ka bërë disa lëshime siç ishin: Shtyrja e zgjedhjeve, zëvendësimi i katër ministrave te kabinetit Rama me persona teknikë dhe kalimin e kryetarit të KQZ opozitës, por jo shumicën në KQZ, dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE, pjesëmarrje te OJQ-ve në gjithë këtë proces. /Telegrafi
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...