Lajme

Rama dhe ambasadori kanadez flasin për zhvillimet në FSK

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 16 October 2017

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama takoi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy dhe ambasadorin kanadez për Kosovë, Daniel Maksymiuk.

Rama, mysafirët nga Kanadaja i njoftoi me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe sukseset e pjesëtarëve të saj në ushtrimet dhe trajnimet jashtë vendit.

Po ashtu, ai foli edhe për ecurinë dhe sfidat e  procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe për përfaqësimin e diversitetit të komuniteteve pakicë në FSK, posaçërisht integrimin e komunitetit serb dhe barazinë gjinore.

-Advertisement-

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, shprehu mirënjohje për pritjen e tij nga komandanti i FSK-së, duke vlerësuar lartë arritjet e FSK-së, bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Kanadasë, duke theksuar gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe në fusha të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes.

Komandanti i FSK-së gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar nga  Drejtori i Drejtorisë së Operacioneve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), gjeneral brigade Zymer Halimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera