Lajme

Rama ‘ankohet’ për shkronjat e vogla në letër, bën shaka me Kurtin për Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 20 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ‘ankuar’ për shkronjat e vogla në letër, gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së tij me ekzekutivin kosovar.

Rama tha se shkronjat ishin më të vogla sesa zakonisht, ndërsa me qeshje tha se ndoshta Lëvizja Vetëvendosje kështu po synon të kursejë letër, raporton Gazeta Express.

“Tani ne na lejohet që të bëjmë edhe vërejtje këtu se mbledhje pune është. Që kur Vetëvendosje ka marrë Qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar. Besoj për kursim letre, por (qesh)”, tha ai.

-Advertisement-

“Sepse është tanimë fakt i njohur që Vetëvendosja është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore, dhe tani me ndihmën e durimit tuaj po kërkoj pikën…”, shtoi kryeministri shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera