Sport

Rakitiç mohon zërat “anglezë”: Jam më se i lumtur këtu, pres të rinovoj

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 31 January 2019

Ivan Rakitiç ka përsëritur se ai nuk ka plane për ta lënë Barcelonën, përkundrazi, pret të nënshkruajë një kontratë të re në “Camp Nou”. Finalisti i Kupës së Botës është lidhur me një transferim të mundshëm në Premier League, pavarësisht se ka një kontratë me katalanasit deri më 2021.

Rakitiç ka qenë titullar i rregullt prej kalimit nga Sevilla te Barcelona në vitin 2014. Pas fitores në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, ndërkombëtari kroat këmbënguli se është i përqendruar vetëm te skuadra e tij aktuale:

“Që kur kam qenë këtu, nuk e di sa herë jam larguar dhe jam kthyer. Jam shumë i lumtur këtu dhe qëllimi im është që të qëndroj Te Barcelona sa më gjatë. Ditën pasi dolën këto lajme, se po kërkokam të transferohem në Angli, i dhashë presidentit një shtysë të vogël për të parë nëse do ta fillojë rinovimin tim”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera