Sport

Rakitic hedh poshtë zërat që e lidhin me largimin nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 25 February 2019

Nëse për Diego Godin është thuajse çdo gjë e kryer, sa i përket transferimit te Interi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushorin kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Thashethemet e merkatos kanë sugjeruar se zikaltërit dhe mesfushori kroat kanë arritur një marrëveshje për verën e ardhshme, ndërsa transferimi do të kryhej mbi bazën e 40 milionë eurove, por vetë Rakitic ka shpjeguar këto zëra.

Në përfundim të ndeshjes me Sevillan, të cilën Barcelona e fitoi me rezultatin 2-4, futbollisti kroat i cilësoi qesharakë zërat e merkatos mbi të ardhmen e tij dhe shtoi se dëshira e tij është që të mbetet pjesë e katalanëve deri në fund të kontratës.

-Advertisement-

“Thashethemet e merkatos? Shpeshherë kur zgjohem në mëngjes dhe lexoj këto gjëra, më vjen të qesh. Unë kam një kontratë edhe për 3 sezone të tjera me Barcelonën dhe ndihem mjaft mirë këtu, ndaj kam dëshirë ta respektoj. Natyrisht që më vjen mirë kur klube të tjera interesohen për mua, por jam i përqendruar të respektoj kontratën me Barcelonën”, tha Rakitic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera