Sport

Rakitic e përgëzon Modricin

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 01 September 2018

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve nga UEFA, dhe bashkëkombësi i tij kroat, mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, e ka përgëzuar Modricin për arritjet e tij.

Për shumë persona, vendimi për ta zgjedhur Modricin si lojtarin më të mirë ishte kontrovers, pasi që shumë njerëz besonin se Cristiano Ronaldo e meritonte këtë çmim, por sulmuesi portugez as nuk ishte i pranishëm në ngjarjen e organizuar nga UEFA.

Përkundër kësaj, kroati ka marrë shumë mesazhe urimi nga futbollistë të shumtë që kur e mori këtë çmim, dhe njëri prej këtyre personave ishte edhe rivali i tij në Barcelonë, Ivan Rakitic.

“Vetëm një gjë: Shumë e merituar! Urime vëlla, urime kapiten”, ka shkruar Rakitici në llogarinë e tij në Twitter.

-Advertisement-

“Jemi të gjithë shumë krenar që të kemi, Luka Modric”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera