Lajme

Rakiq paralajmëron kaos sonte në veri, pretendon se Kurti e ka marrë një vendim

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 11 December 2022

Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se “sonte do ta dërgojë në veri ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë”.

Siç raportojnë mediat serbe, Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që “ta parandalojë depërtimin e njësive speciale në veri”.

“Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti njoftoi se sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës për ta përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Ollujën”, ka thënë Rakiq

-Advertisement-

“Ky është momenti kur përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it për ta parandaluar kaosin që po e përgatit Kurti”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera