Lajme

Rakiq: Lista Serbe falënderon për mbështetje Rusinë e Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 13 September 2017

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq do të takohen nesër në Moskë me një delegacion të lartë të partisë ruse në pushtet Rusia e Bashkuar dhe me këtë rast do të flasin edhe për zgjedhjet komunale në Kosovë.

“Lista Serbe falënderon për mbështetjen që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, tha Rakiq para takimit të nesërm.

Ai ka thënë se kolegëve rusë do t’ua transmetojë falënderimet e serbëve të Kosovës për mbështetjen që Federata Ruse dhe partia e presidentit rus kanë dhënë deri më tash në arenën ndërkombëtare për Kosovën.

-Advertisement-

Rakiq tha se Lista Serbe pret që gjatë kontakteve në Moskë të marrë mbështetjen e Rusisë së Bashkuar për vazhdimin e luftës për interesat e popullit serb në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera