Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së
Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 18 November 2022
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada.
Raketa ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të Hokaidos.
“Bazuar në kalkulimet e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet të udhëtimit prej 15.000 kilometrash, varësisht prej peshës së kokës bërthamore, dhe në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, ka thënë Hamada.
Ai ka thënë se Phenianit i është bërë e ditur se nuk mund të tolerohen veprime të tilla.
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar këtë testim, derisa Koreja Jugore ka dhënë urdhër për masa më të fuqishme të mbrojtjes kundër verikoreanëve.
Të enjten, ministrja e Jashtme verikoreane, Choe Son Hui, ka bërë thirrje për përgjigje “të ashpër” ndaj çfarëdo rritjeje të prezencës amerikane në Gadishullin Korean.
Po atë ditë, verikoreanët kanë testuar një raketë balistike me rreze të ulët.
Këto zhvillime pasojnë takimin e zhvilluar ditë më parë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit japonez, Fumio Kishida në Kamboxhia.
Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Adrienne Watson, ka thënë se Biden është informuar për zhvillimet e fundit dhe se SHBA-ja do të konsultohet me partnerët.
Koreja Veriore ka lëshuar më shumë se 50 raketa në dy muajt e fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër.
Raketat me rreze të gjatë janë testuar më rrallë, dhe ato përbëjnë kërcënim direkt për SHBA-në, meqë janë të dizajnuara për të bartur koka bërthamore, kudo në tokën amerikane.
Javët e fundit Koreja Veriore ka dhënë shenja se do të mund të testojë raketa të tilla, si përgjigje ndaj aktiviteteve ushtarake të SHBA-së rreth Gadishullit Korean.
Verikoreanët është thënë se janë duke zhvilluar një tjetër lloj rakete me rreze të gjatë, Hwasong-17, e cila është më e madhe se raketa balistike interkontinentale.
Por, ekspertët besojnë se verikoreanët kanë dështuar disa herë në testim të Hwasong-17.
Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.
Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.
Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.
Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.
Të tjera
-
Nuk po mundem, me zë të dridhur flet babai i Naim Murselit
Në një lidhje telefonike në Klan Kosova, babai i Naim Murselit refuzoi të fli...
-
Një slogan nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kẻrcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur ...
-
OVL e UÇK-së reagon ndaj Gërvallës: E zeza Donikë ndaloni me fyerjet ndaj Ushtrisë Çlirimtare
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Memli Krasniqi: Në Bairin e Kadri Veselit, entuziazëm i papërshkrueshëm për fitoren e PDK-së
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen ...
-
PZAP gjobitë Vetëvendosjen me 11 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëve...
-
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet d...
-
Për gjashtë ditë, 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt
Për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt. ...
-
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë
Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë...
-
PSD dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurori Speciale
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e minis...
-
Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Novolani në këmbë për ndryshim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar n...
-
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bash...
-
Jeta Rafuna: Peja zemra e LDK-së, mbrëmë e vulosi fitoren tonë
Kandidatja për deputete me numrin 34 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...