Rajoni vaksinon popullsinë, ende s’ka asgjë konkrete se kur do të fillojë edhe Kosova
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 20 February 2021
Rajoni vaksinon popullsinë, ende s’ka asgjë konkrete se kur do të fillojë edhe Kosova
Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme në rajon që ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19. Derisa shumë shtete tashmë kanë filluar me vaksinimin e popullsisë, vendi vazhdon të jetë në pritje të furnizimit me vaksina. Mbi 100 mijë vaksina nga COVAX janë premtuar të vinë këtë muaj, por për këtë nuk ka informacione të sakta.
Shqipëria, Serbia, Maqedonia e shtete tjera të rajonit, tashmë janë furnizuar me vaksina kundër COVID-19, derisa kanë filluar edhe vaksinimin e qytetarëve me to. Ndërsa, Kosova ende nuk ka marrë as edhe një dozë të kësaj vaksine, përkundër që mbi 65 mijë persona deri tani janë infektuar me koronavirus.
Ndonëse është deklaruar se Kosova do të furnizohet në fund të muajit shkurt me 100 mijë e 800 vaksina nga COVAX, ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. Me këtë furnizim, vendi do të vaksinonte vetëm rreth 5.6 për qind e qytetarëve.
Zëdhënësi në Aleancën e Vaksinave Gavi, kanë thënë për Express se po shpresojnë që procesi i furnizimit me vaksina të filloj sa më shpejt gjatë këtij muaji.
Mirëpo, nga kjo aleancë kanë thënë se nuk e dinë se kur saktësisht do të furnizohet Kosova.
“Shpresojmë që ky proces të fillojë sa më shpejt këtë muaj, jemi në pritje të rezultateve të favorshme rregullatore dhe gatishmërisë së sistemeve shëndetësore dhe sistemeve rregullatore kombëtare në ekonomitë individuale pjesëmarrëse. Afati kohor për përdorimin e vaksinave në Kosovë nuk është konfirmuar”, thuhet për Express.
Zyrtarë të Gavit kanë thënë se qëllimi i COVAX është që të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efektive deri në fund të vitit 2021 në shtetet pjesëmarrëse.
Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë informacione se kur saktësisht do të furnizohet vendi.
Zëdhënës për informim në këtë ministri kanë thënë për Express se UNICEF ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të informohen në lidhje me hapat e mëtutjeshëm.
“Kjo vaksinë për vendet përfituese, ku bënë pjesë edhe Kosova (20%) është siguruar nga mekanizmi COVAX dhe dozat e para në Kosove dorëzohen përmes UNICEF-it. UNICEF ka bërë të ditur se këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të marrin informata nga COVAX në lidhje me hapat e ardhshëm dhe kornizën kohore të alokimit te vaksinës. COVAX ndërkaq, ka bërë të ditur, sipas itinerarit të tyre të shpërndarjes, se Kosovës, për fillim do t’i jepen 100,800 doza”, është thënë nga kjo ministri.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se personeli shëndetësorë në vend është trajnuar për vaksinim, derisa janë përforcuar kapacitetet të ruajtjes së vaksinave.
Derisa Kosova nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinave, tashmë shumë shtete kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë.
Serbia radhitet e dyta në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, si shteti që ka vaksinuar më së shumti persona. Më shumë se 800 mijë persona kanë marrë vaksinën deri tani.
Ndërsa, së fundmi vaksinimin kanë filluar edhe Shqipëria e Maqedonia.
Shtete tjera tashmë po presin furnizime shtesë me vaksina kundër COVID-19.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...