Sport

Raikkonen garën e fundit me Ferrarin: Është një familje e madhe

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 22 November 2018

Çmimi i madh i Abu Dhabit që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe që mbyll sezonin në formula 1 do të jetë gara e 151 e Kimi Raikkonen me Ferrarin dhe njëkohësisht e fundit me Kokëkuqen.

Ajo mes pilotit finlandez dhe skuderisë italiane është një histori që ka zgjatur për 8 sezone dhe që ka sjellë edhe një titull kampion bote për pilotë, atë të vitit 2007.

Pas garës në Emiratet e Bashkuara Arabe, rrugët mes Ferrarit dhe Kimi Raikkonen do të ndahen pasi finlandezi në vitin 2019 do të garojë me Alfa Romeo-Sauber, ndërkohë që vendin e tij te Kokëkuqja do t’ia lërë të riut Charles Leclerc.

-Advertisement-

Me këtë rast, Raikkonen vendosi të përshëndesë skuadrën nga Maranello nëpërmjet një postimi të tij në Instagram duke publikuar foton e tij së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët të cilët kishin veshur një bluzë me stemën e Ferrarit dhe me mbishkrimin ‘Ne e Duam Kimin’, një foto kjo që u shoqërua me mesazhin: një familje e madhe.

Nga ana tjetër edhe te Ferrari kanë dashur të bëjnë përshëndetjen e tyre për Kimi Raikkonen, madje Maurizio Arrivabene u shfaq i veshur pikërisht me të njëjtën bluzë si familja e pilotit finlandez

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera