Lajme

Rahoveci kujton Avdullah Bugarin e Gëzim Hamzën në 26 vjetorin e rënies së tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 17 July 2024

Sot, te Muri i Pikëllimit në Rahovec, u nderua fillimi i luftimeve për Rahovecin, kujtimin për 17 korrikun 1998, kujtimin për martirët dhe dëshmorët e Epopesë së Rahovecit të korrikut 1998: Avdullah Bugari, i rënë më 17 korrik, i cili është dëshmori i parë, si dhe Gëzim Hamza “Piktori”, i rënë më 19.7.1998.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me anë të një postimi në Facebook shprehet se Avdullahu do të kujtohet përgjithmonë si një veprimtar i organizuar në lëvizjen tonë të fshehtë për liri, gjithashtu për trimërinë e treguar në luftë.

Tutje ai shprehet se me të dëgjuar për krismat e para në Drenicë e në Dukagjin, karvanit të lirisë iu bashkua edhe Gëzim Hamza, tashmë i njohur me nofkën ”Piktori”, i cili vendosi që së bashku me një grup shokësh, të marrë rrugë për në Shqipëri, e pastaj ta thyejë Pashtrikun e të depërtojë në Kosovë.

-Advertisement-

“Në ato ditë korriku, luftimet ishin të ashpra, heroike dhe të përgjakshme. Vërtet, në këto luftime humbëm shumë bashkëluftëtarë trima të sprovuar në beteja e qytetarë të paarmatosur, por pesha e roli i UÇK-së dhe lufta jonë kundër pushtuesit ishte e gjallë, rezistenca jonë ishte e fortë dhe rruga e lirisë kërkonte nga ne çmimin e lartë të gjakut”.

“Epopeja e UÇK-së në Rahovec u shkrua me gjak, me shembuj heroizmi e përkushtimi të UÇK-së, të shqiptarëve liridashës, të atyre që ia kthyen gjoksin furtunës, për ta ndalë, për ta goditur e për ta përzënë nga ky truall pushtuesin barbar serb. Lavdi dhe nderime për jetë të jetëve veprës atdhetare të Avdullah Bugarit dhe të Gëzim Hamzës – Piktorit”, shkroi Latifi në postimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera