Sport

Rafet Prekazi flet për atmosferën te Kombëtarja U21

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 05 September 2018

Kombëtarja U21 e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen kundër Irlandës, shkruan GazetaFokus.

Në stërvitjen e djeshme që u mbajt në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë, përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, pasi tashmë janë bashkuar me grupin edhe Valmir Sulejmani, Florent Hasani e Mirlind Daku, derisa lajm i mirë për përzgjedhësin Prekazi është fakti që pasdite ekipit i është bashkuar edhe kapiteni Ardian Ismajli, i cili në dy ditët e para ishte i grumbulluar me Kombëtaren A, por me marrëveshje me përzgjedhësin Bernard Challandes, qendërmbrojtësi i spikatur erdhi për ta ndihmuar Kombëtaren U21 në ndeshjen tejet të rëndësishme të së premtes në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Pas seancës stervitore përzgjedhësi  Rafet Prekazi ka deklaruar : “Atmosfera është e jashtëzakonshme dhe djemtë po punojnë me vullnet të madh. Çdo ndeshje është e vështirë dhe kyçe në kualifikimet e Evropianit. Gjithmonë duhet të japësh maksimumin pasi kundërshtarët janë shumë cilësor. Për fat të mirë kjo gjeneratë deri më tash ka treguar lojëra të shkëlqyeshme. Pres që paraqitje të tillë të kenë edhe kundër Irlandës. Këta djemë e kanë obligim që për Kosovën ta japin 120 përqindshin e tyre. Këtu funksionojmë si një familje dhe të gjithë punojmë si grup dhe kështu do t’i çasemi edhe ndeshjes kundër Irlandës”. /Gazetafokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera