Shëndetësi

Radiografitë e dhëmbëve të rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 21 March 2018

Radiografitë panoramike të dhëmbëve që tashmë janë kthyer në rutinë, mund të shtojnë shumë rrezikun e sëmundjeve të tiroides dhe shfaqjen e disa tumoreve.

Sipas ekspertëve, rrezet e aparaturave nuk janë të njëjta dhe jo gjithnjë janë të nevojshme për çdo problem, shkruan Infokusi.com

Ata thonë se ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të radiografive të dhëmbëve është i dëmshëm.

-Advertisement-

Sasia e rrezeve që në marrim nga një radiografi apo skaner janë të barabarta me ato që marrim në një vit nga burime të tjera në jetën e përditshme.

Për këtë arsye mjekët këshillojnë që këto lloj kontrollesh të mos jenë të shpeshta dhe të kryhen vetëm kur të jenë të domosdoshme. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera