Lajme

Raci reagon pas raportimeve se e ka ndërruar fenë: Lajme të rreme, do të hapi rast në polici

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 22 February 2024

Analisti i rregullt politik i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Gazmir Raci, ka reaguar pas disa raportimeve në disa portale se ai e ka ndërruar fenë.

Raci tha se raportimet janë lajme të rreme dhe se feja të cilën i përket është çështje personale e s’i takon askujt që të ndërhyjë.

“Është keqpërdorur një fotografi e imja ku më 11 shkurt unë e kam vizituar kishën në fshatin Doblibare të Gjakovës me ftesë të Don Robertit dhe gjatë asaj vizite i kam vizituar edhe motrat që i shërbejnë atij fshati dhe fshatrave e tjera”.

-Advertisement-

“Disa portale që janë anonime, që janë në rrjete sociale bashkë me disa individë po shkruajnë, por janë tendencë për të ndikuar në mendimet tim të cilin e shprehi në Rubikon në Klan Kosova”, tha Raci për Klankosova.tv.

Më tej, Raci tha se shteti duhet të ndërhyjë në këtë rast, teksa paralajmëroi që nëse lajmet për këtë çështje nuk fshihen, ai do të hapë rast në polici.

“Shteti duhet të ndërhyjë, organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë. Nesër do të shkojë në polici për të hapur rast. Unë kam bërë thirrje që lajmet të hiqen. Nëse s’hiqen, unë do të shkoj nesër në polici të hapi rast”, tha Raci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera