Sport

Rabiot refuzon Tottenhamin, preferon transferimin te Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 28 January 2019

Mesfushori francez ende nuk ka zgjedhur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Adrien Rabiot ka refuzuar ofertën e e Tottenhamit që kërkonte ta transferonte në Premier Ligë.

Sipas medieve angleze Spurs i kanë ofruar PSG-së plot 23 milionë euro për lojtarin, por vetë mesfushori ishte përgjigjur negativisht kësaj oferte.

-Advertisement-

23-vjeçari ka refuzuar të gjitha tentimet e drejtuesve parisienë për të rinovuar kontratën, që i skadon në verë, ndaj presidenti Nasser Al Khelaifi nuk ka rrugë tjetër veçse të tentojë për përfitojë diçka në ditët e mbetura të janarit për të mos e humbur si lojtar të lirë.

Rabiot do të pëlqente të luante në Premier Ligë dhe dëshira e tij është t’i bashkohet Liverpoolit të Jurgen Klopp.

Megjithatë ende nuk ka asnjë ofertë nga The Reds dhe duhet të presim ditët e fundit të afatit kalimtar për ë kuptuar se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera