Lifestyle

Qytetet në botë ku bie më shumë shi

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 12 October 2022

Së fundmi ‘Neoman Studios’ ka përpiluar një listë të qyteteve ku bie më shumë shi në një vit, me të dhënat nga “Climate Data”.

Për të organizuar renditjen, u analizuan 64 429 qytete në të gjithë botën, ku bie të paktën 1 mm shi ose borë. Buenaventura, në Kolumbi, renditet i pari si qyteti me më shumë reshje, me një mesatare prej 258 ditësh me shi në vit.

Më pas vjen Manizales, Kolumbi me një mesatare prej 257 ditësh me shi në vit, San Vito, Kosta Rika me një mesatare prej 253 ditësh me shi, Quito, Ekuador me një mesatare prej 253 ditësh me shi në vit, Sangolqui, Ekuador me një mesatare prej 253 ditësh me shi në vit, Niefang, Guinea Ekuatoriale me një mesatare prej 244 ditësh me shi në vit, Banos, Ekuador me një mesatare prej 244 ditësh me shi në vit, Micomeseng, Guinea Ekuatoriale me një mesatare prej 244 ditësh me shi në vit, Timika, Indonezi me një mesatare prej 244 ditësh me shi në vit dhe Douala, Kamerun me një mesatare prej 243 ditësh me shi në vit.

-Advertisement-

Rikujtojmë, se për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera