Lajme

Qytetari gjen iPhone 6, e dorëzon në polici

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 30 July 2018

Petrit Musa nga Mitrovica, ditë më parë kishte gjetur në rrugën ‘Evlia Qelebiu’ në Mitrovicë një telefon iPhone 6.

Ai nuk e përvetësoi telefonin, por menjëherë ua dorëzoi zyrtarëve policorë në stacionin jugor të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë për KosovaPress se  gjesti i mirë i qytetarit, i cili telefonin e gjetur në rrugë e raportoi në polici, mundësoi që të njëjtin policia t’ia kthej pronarit.

-Advertisement-

“Ditë më parë në stacionin policor në Mitrovicë, ankuesi shtetas i Republikës së Shqipërisë kishte raportuar humbjen e telefonit iPHONE 6 në vlerë 600 euro. Gjesti i mirë i qytetarit Petrit Musa nga Mitrovica, i cili kishte gjete në rrugë telefonin dhe e ka sjellë në polici, ka bërë që pas procedurave verifikuese telefoni t’i kthehet personit qe i përkiste”, ka thënë Zahiti.

Sipas tij, policia falënderon qytetarin për gjestin, duke vlerësuar lart sjelljen e tij, marrë në konsideratë se gjestet si ky forcojnë edhe më shumë besimin polici-qytetarë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera