Lajme

Qytetarët me qëndrime të ndryshme për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 22 February 2018

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, veç deputetëve as qytetarët kanë qëndrime të ndryshe rreth kësaj çështje.

Qazim Vusturona qytetar nga Istogu ka thënë për ‘Infokusin’ se demarkacioni nuk do të kalojë pasi nuk do të ketë votat e mjaftueshme nga deputetët.

‘Nuk mendoj se do te kaloj Demarkacioni, sepse një herë është thënë se nuk japim toka e tash po japin toka. Nuk mendoj bile që do të këtë vota për ta votuar këtë sepse qeveritaret fitojnë ne humbim’, ka thënë ai për ‘Infokusin’

-Advertisement-

Sokol Avdiu një qytetar nga Klina ka thënë se demarkacioni duhet të kaloje madje kjo çështje është dashur të zgjidhet kohë më parë.

‘Demarkacioni është dashur te kaloj qysh atëherë e jo tash te zhvatet kjo pune, se qeveritareve tanë nuk ju intereson a humbim territor a jo, sepse për vete kane viza, nuk iu intereson për qytetaret e saj nuk brengosen aspak për atë pune’, ka thnë Avdiu.

Pas mbledhjes së djeshme te Kryesisë së Kuvendnit u morr vendim që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me pikë te vetme Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi të mbahet të enjten në orën 11:00./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera