Qytetarët kundër idesë për tërheqjen e 20% nga trusti pensional
Autori: Samire Jaha 15:25 | 15 February 2022
Qytetarëve të Prishtinës si duket nuk po iu pëlqen ideja që të tërhiqet edhe 20 përqind nga trusti pensional.
Kjo ani pse janë rritur çmimet e energjisë, naftës e produkteve ushqimore, për ta kjo nuk është një arsye që të preken paratë e trustit.
Të paktën kështu kanë deklaruar qytetarët për Gazetën Infokus, ku pjesa më e madhe e tyre ishin kundër tërheqjes, për arsye të ndryshme.
E një ndër arsyet më të shpeshta ishte “Jo sepse duhet me mëndu edhe për pleqni, shkruan Gazeta Infokus.
Madje, njëri nga qytetarët tha se kjo gjë nuk i intereson fare.
“Nuk po di aty e vendos vetë qeveria, unë e kom rras trustin skam lan kurgjo ma aty, nuk um intereson”, deklaroi një qytetar tjetër.
Ndërsa, një qytetare e pa si të arsyeshme këtë vendim për shkak situatës së krijuar tek ne.
“Po mendoj që po se, situata po është shumë.., qysh po është situata edhe për shkak se popullata nuk kanë, edhe tash me rritjen e rrymës, rritja e ushqimeve, e duhet me u terhjek”, tha një qytetare.
Por që kishte edhe nga ata të cilët nuk ishin në dijeni fare për pjesën e Trustit Pensional.
“S’kam lidhje hiq me këto vallahi më vjen keq”, tha një qytetar tjetër.
Ky debat për Trustin u rikthye përsëri në vendin tonë, e kjo për shkak se disa nga ekonomistët po kërkojnë mundësimin e tërheqjes së një përqindjeje nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Argument për këtë kërkesë e kanë rritjen e çmimeve në shumë sektorë.
Tërheqja e një përqindje nga Trusti Pensional ishte lejuar edhe para një viti.
Kjo tërheqje ishte vetëm 10 përqind e që u vendos për të përkrahur familjet me nevojë për shkak të pandemisë me Covid-19, që kishte kapluar tërë botë.
Për të parë përgjigje të tjera nga qytetarët e Prishtinës shihni videon më poshtë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...