Rozë

Qytetarët kërkuan lirimin e të dënuarve për ngjarjet në Kumanovë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 05 November 2017

Qytetarët të cilët sot protestuan ndaj vendimit për dënimin e të akuzuarve në rastin e Kumanovës kanë përfunduar protestat.

Ata marshuan prej sheshit “Skënderbeu” prej ku edhe organizatorët mbajtën fjalime, deri tek Gjykata Penale e Shkupit, e cila të enjten shqiptoi dënimet për të akuzuarit.

Gjatë marshimit me pankarta në dorë protestuesit këndonin këngë kombëtare dhe thirrje kundër disa përfaqësuesve politik në Maqedoni.

-Advertisement-

Daim Hyseni njëri nga organizatorët e protestave, para Gjykatës Penale tha se qytetarët do të organizohen sërish në protesta ndaj aktvendimit të Gjykatës Penale.

Ndryshe, të enjten për rastin e Kumanovës me burg të përjetshëm u dënuan tetë persona, ndërsa të tjerët u dënuan me gjithsej 746 vjet heqje lirie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera