Lajme

Qytetarët e Vitisë mobilizohen pas reshjeve të shiut (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 04 February 2018

Komuna e Vitisë është mobilizuar për të ndërdyrë në zonat e përmbytura gjatë mbrëmjes së kaluar të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave (DSHPE), Njësia e Zjarrfikseve dhe Shpëtimit, punëtorët ambiental dhe shumë qytetarë vullnetarë i janë bashkangjitur ekipeve për të përballuar këtë situatë.

“Pas reshjeve të fundit të shiut që kanë rënë pa ndërprerë janë shkaktuar vërshime në Viti. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka aktivizuar Ekipin Emergjent. Sipas zyrtarëve komunal kjo u bë me qëllim që të minimizohen dëmet.

-Advertisement-

Me këtë rast edhe kryetari Sokol Haliti, ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër vendet ku rrezikshmëria nga vërshimet është më e madhe.“ thuhet në njoftimin e komunës.

Pavarësisht kushteve të favorshme të tokës që ka Komuna e Vitisë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, ky territor vazhdimisht po dëmtohet nga reshjet, duke u përmbytur kështu fushat më pjellore të Budrikës, Remnikut, Skifterajt, Mogillës, Pozheranit dhe Kllokotit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera