Lajme

Qytetarët e Maqedonisë më tepër hanë bukë dhe pinë lëngje me gaz

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 30 December 2017

Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, mollë dhe shalqi janë ndër produktet që konsumohen më tepër në shkallë vjetore nga qytetarët në Maqedoni.

Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni ha 70 kilogramë bukë, 29.9 kg patate, 9 kilogramë mish pule, 7.3 kg oriz, 13.1 kilogramë mollë, 10.5 kilogramë shalqi, 11.5 kilogramë lakër, 19, 7 kg speca dhe 14 kg domate.

Qytetarët e Maqedonisë, sipas anketës, kanë ngrënë hëngrën 5.4 kg makarona dhe 182 vezë në vit.Nga prodhime e detit më tepër konsumohet merluci 4.3 kg, peshku i ujërave të ëmbla, troftë e freskët 0.6, dhe krap të freskët 0.2 kg.

-Advertisement-

Sardelet e konservuara konsumohen mesatarisht nga 0.3 kilogram ndërsa peshku 0.4 kilogram.Sipas sondazhit, qytetarët nuk konsumojnë fare makarona me salcë, proshutë gjedhi, fruta të ngrira, ananas të konservuar dhe komposto.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera