Lajme

Qytetarët e Fushë Kosovës me dalje masive, flet zëdhënësi i Komunës

Autori: H. Smajli 18:04 | 08 April 2020

Qytetarët e Fushë Kosovës po dalin në masë të madhe pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Gazeta inFokus raportoi se qytetarët përveç daljes masive nuk po respektojnë as udhëzimet e institucioneve të shëndetësisë siç është vendosja e maskës, dorezave dhe mbajtja e distancës.

E zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli në një prononcim për gazetën inFokus, ka thënë se kjo komunë tashmë ka marrë të gjitha masat e duhura që të informojnë qytetarët që të mos dalin pa nevojë.

Sipas tij ata po shrytëzojnë kohën të cilën kanë mundësi të dalin sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, mirëpo ai nuk e përjashton mundësinë që ka të atillë të cilët dalin pa nevojë.

-Advertisement-

“Ne i kemi përdor dhe i kemi shfrytëzu të gjitha masat e mundshme për të i’u treguar qytetarëve të Fushë Kosovës që nuk duhet të dalin. Qytetarët po e shfrytëzojnë kohën të cilën e ka lejuar edhe vet qeveria për lëvizje, padyshim që ka të atillë të cilët dalin pa nevojë mirëpo ne kemi shfrytëzuar cdo mundësi me të cilën kemi menduar që  të arrijmë tek qytetari për ti vetëdijësuar që të ndjekin udhëzimet e intitucioneve të shëndetësisë”, ka thënë Topalli./Gazeta inFokus/  

VIDEO:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera