Lajme

Qytetarët deponuan 305 ankesa në BQK, shumica prej tyre për sektorin e bankave

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 17 May 2022

Qytetarët e Kosovës nga fillimi i vitit e deri më tani kanë deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 305 ankesa ndaj industrisë financiare, në mesin e tyre 164 ankesa janë pranuar në për sektorin bankar.

Këto ankesa, kryesisht kanë qenë për produktet kreditore (kredi dhe kredit kartelë), përkatësisht klasifikimi në Regjistrin Kreditor të Kosovës (RKK)”.

Këta e ka konfirmuar Banka Qendrore e Kosovës.

-Advertisement-

Lidhur me këtë njohësi çështjeve ekonomike dhe ish ministri Financave Haki Shatri, ka thënë se BQK-ja është ndër institucionet me kredilible dhe qytetarët drejtohen në BQK, në rastet kur institucionet që i mbikëqyre kjo e fundit dalin jashtë rregullores.“Kjo rritja mendoj që po vjen prej rritjes së kërkesës së klientëve për të marr kredi edhe format e shfrytëzimit me hy “overdraft” që i thonë”, tha Shatri.

Deri më 30 prill, 164 ankesa Në Divizionin e Ankesave të Shfrytëzuesve të Shërbimeve Financiare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), deri me 30 prill të këtij viti kanë shkuar 164 ankesa nga qytetarët e Kosovës për për sektorin bankar.

Shatri thotë se BQK është institucioni më i besueshëm në Kosovë e cila me raporte, analiza i ndihmon edhe Qeverisë, Kuvendit të Kosovës për të marr vendime të duhura lidhur me ekonominë.

“Mendoj që Banka Qendrore e Kosovës është institucioni më kredibil, më i besueshëm në Kosovë prej institucioneve që merren me veprimtari të përcaktuar me ligj. Ajo i përgjigjet vetëm Kuvendit dhe e ka fushë veprimtari mbikëqyrjen në sektorin financiar. Në sektorin financiar hyjnë bankat, kompanitë e sigurimeve, mikrofinancat etj. Dalin me raporte të rregullta po edhe me analiza për çështje të ndryshme zhvillimore me të cilat i ndihmojnë Qeverisë, Kuvendit, Presidencës për me marr vendime të duhura karshi problemeve që paraqiten në jetën e përditshme në ekonomi edhe në zhvillim”, ka thënë ai.Ish-ministri Shatri tutje tha se institucionet të cilat janë nën domenin e BQK-së, mund të dalin shpesh nga rregulloret, prandaj dhe vinë ankesat e qytetarëve.“Banka Qendrore i kontrollojnë, i mbikëqyrin bankat afariste, bankat e rendit të dytë që quhen këto bankat private edhe kompanitë e sigurimeve dhe normalisht në kohën e krizës problemet ekonomike paraqitet nevoja për produkte të reja forma të ndryshme të kredive konsumuese etj. Të cilat shumë herë mund të dalin prej atyre kritereve që i cakton rreptësishtë Banka Qendrore. Do të thotë kritere të cilat duhet t’i përmbushin bankat e rendit të dytë kur lejojnë kredi për parterët afarist ose për këta që i kanë klientët e vetë. Klientët marrin kredi ose atë që është shpenzim përtej asaj çka disponon në kartelë ose ndonjë kredi afatshkurtër me hipotekë, pa hipotekë”.

“Pra ka shumë probleme të cilat shumë herë mund të devijojnë nga rregullat e BQK-së dhe normalisht kur refuzohen këta klientë ata ankohen ose ankohet pala tjetër BQK. Unë besoj që kërkesat që bëhen dhe ankesat trajtohen në mënyrë të duhur nga Banka Qendrore”.Tutje ai thotë se rritja e numrit të ankesave është si pasojë e rritjes së kërkesave të klientëve për të marrë kredi.“Kjo rritja mendoj që po vjen prej rritjes së kërkesës së klientëve për të marr kredi edhe format e shfrytëzimit me hy “overdraft” që i thonë. Ka presion të madh në këtë kohën e krizës. Unë e lexova një raport më herët që kreditë familjare për konsum janë shtuar dukshëm në kohën e fundit. Këto i lejojnë tash bankat për klientët e vetë edhe normalisht ndonjëherë edhe ka ndonjë shkelje. Ama rritja e numrit është rezultat i nevojave të familjeve edhe ata po hynë borxh”.

Banka Qendrore e Kosovës në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online ka njoftuar se deri të premten janë pranuar 305 ankesa nga e gjithë industria financiare dhe të gjitha ankesat për të cilat ka pasur bazë ligjore, BQK-ja ka vepruar konform kornizës ligjore që është në fuqi“Ju njoftoj se deri më 30 prill, në Divizionin e Ankesave të Shfrytëzuesve të Shërbimeve Financiare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, janë pranuar 164 ankesa për sektorin bankar, derisa në periudhën e njëjtë të një viti më parë (janar-prill 2021) janë pranuar 199 ankesa. Deri më tani kemi pranuar 305 ankesa nga e gjithë industria financiare dhe të gjitha ankesat për të cilat ka pasur bazë ligjore, BQK-ja ka vepruar konform kornizës ligjore që është në fuqi. Ankesat më të shpeshta kanë qenë për produktet kreditore (kredi dhe kredit kartelë), përkatësisht klasifikimi në Regjistrin Kreditor të Kosovës (RKK)”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera