Lajme

Quni: Nëse Policia nis një aksion vetanak në veri, duhet ta kenë parasysh që do të kenë rezistencë

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 20 December 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se në qoftë se Policia e Kosovës fillon ndonjë mision vetanak në veri, duhet ta kenë parasysh që mund të kenë rezistencë nga Serbia.

Më tej, anëtari i Komisionit Parlamentar Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vlerësoi se në situata të tilla mund të shkohet deri në atë pikë sa të ketë shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe grupeve kundërshtuese.

“Tani nëse fillon një mision vetanak i Policisë së Kosovës, duhet ta kenë parasysh që do kenë rezistencë. Të gjitha planifikimet që bëhen, përgatitjet e informacioneve me përdorimin e forcës fizike, duhet ta kenë në konsideratë që nga kundërshtarët po ashtu mund të përdoret forca. Prandaj, nga këto situata, nga një konfrontim verbal apo fizik, mund të arrijnë deri të shkëmbimi i zjarrit, e kur ka shkëmbim të zjarrit duhet të llogarisin edhe rrezikun në njerëz”, deklaroi Quni në emisionin “Ditari” në tëvë1.

-Advertisement-

I pyetur se sa mund të jetë e paraparë të qëndrojnë policët në veri të vendit, Quni tha se e rëndësishme është që ata kanë motivin e duhur për aq kohë sa do jenë prezent atje.

“Nevojat elementare që duhet t’i ketë një kontingjent gjatë kryerjes së misionit janë të plotësuara. Duke filluar nga furnizimi me ujë dhe rezervat e ushqimit. Tërë këto janë të siguruara nga vet Policia e Kosovës. Po ashtu kanë mjete të blinduara, janë të lëvizshëm, kanë sasi të mjaftueshme të karburantit. Mirëpo, më e rëndësishmja është motivi i tyre, ata kanë motiv shumë të mirë”, potencoi tutje Quni.

Sa i përket deklaratave të Listës Serbe të cilët kanë dal me ide të ndryshme për largimin e barrikadave, Quni vlerësoi se ata po përdorin çdo mënyrë vetëm për ta dramatizuar situatën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera