Lajme

Quni: Me FSK-në përballë nuk mund të kryqëzohen armët

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 18 October 2018

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se partia e tij politike do ta mbështesë në parim Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Quni tha se tash e tutje kushdo që ia mësyn që me forcë të kthehet në Kosovë, nuk do t’ia dalë, pasi i pret një forcë e mirëpërgatitur.

“Sot është ditë e veçantë, ditë solemne për qytetarët ushtarët, oficerët, por edhe për ne deputetët. Unë në emër të LDK-së, dua t’ju shpreh vetëm urimet më të mira që kjo forcë së bashku me NATON të jetë garantuese e paqes dhe t`i shërbej asaj. Uroj që djem dhe vajzat t`u shërbejnë me nder të gjithë qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim. Për ata që ëndërrojnë kthimin me forcë në Kosovë po ia mësyjnë ta bëjnë këtë këtu do t`i pret një forcë e përgatitur mirë. Me FSK-në nuk ia vlen me i kryqëzu armët”, tha ai.

-Advertisement-

Projektligji në fjalë mori mbështetjen edhe të partive të tjera politike shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera