Shëndetësi

Qumështi duhet konsumuar në mëngjes apo në darkë?

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 20 August 2019

Qumështi është një nga produktet më të shëndetshme dhe më të konsumueshme të grupit të bulmetit. Njerëzit fillojnë ta pinë atë që në momentin që lindin. Shumë persona e pinë në mëngjes dhe shumë të tjerë në darkë para se të flenë.

Por kur është periudha më e mirë për të konsumuar qumështin?

Këshillohet ta pini qumështin në mbrëmje sepse ju qetëson dhe ju ndihmon me gjumin. Gjithashtu nëse ndiheni të lodhur duhet ta pini para se të flini sepse qumështi përmban aminoacide, të cilat e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.

-Advertisement-

Nëse pini në mbrëmje një gotë me qumësht të ngrohtë, do të ndiheni më të qetë dhe do mund të flini më mirë. Por të gjithë ata që duan të ndihen të ngopur për më shumë kohë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.

Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje. Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë, shkruan class. Kujdes, pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e radhës. Përpiquni mos ta zieni shumë shpesh dhe mos e ngrohni në mikrovalë, por në sobë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera