QKUK pranon 40 karroca nga Handikos /FOTO
Autori: Gazeta inFokus
11:41 | 26 May 2017
Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka pranuar donacionin prej 40 karrocave për bartje të pacientëve në nevojë nga HANDIKOS.
Me këtë rast, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, tha se në kuadër të bashkëpunimit të mirë me organizatën Handikos, ka ardhur deri te realizimi i donacionit prej 40 karrocave për bartje të pacientëve.
“ Me HANDIKOS-in, kemi pasur bashkëpunim të mirë ndër vite, jemi duke punuar për funksionalizim të komisioneve të përbashkëta për QKUK dhe gjithë SHSKUK, që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për tetraplegjik dhe paraplegjik, pra komisione që do të bëjnë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të këtyre kategorive, poashtu, kemi funksionalizuar edhe njësinë spinale në kuadër të Klinikës së Ortopedisë, e cila është në fillet e saja dhe pritet të zhvillohet” u shpreh drejtori Gjocaj.
Në anën tjetër, Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS, theksoi se së fundmi kanë hapur një punishte për karroca, e poashtu kanë pajisur anëtarët e shoqatës në gjithë Kosovën. “ Në kuadër të bashkëpunimit me QKUK, kemi vendosur që të dhurojmë 40 karroca që do të shërbejnë për bartje të pacientëve me lëvizje të kufizuara, por edhe pacientëve të tjerë në nevojë”, u shpreh ai.
Sipas tij, bashkëpunimi me QKUK, por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë i mirë, por nevojitet përkrahje edhe më e madhe nga ana e institucioneve, meqë organizata tash për tash punën e saj e bazon në projekte të ndryshme.
Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë në detyrë, tha se kanë ndihmuar HANDIKOS-in, për funksionalizim të punishtes së karrocave. “ Ministria e Shëndetësisë ka pasur dhe ka bashkëpunim të mirë me HANDIKOS, falë këtij bashkëpunimi ne kemi përkrahur dhe të vazhdojmë të përkrahim në zbatimin e legjislacionit në fuqi që ndërlidhet me këtë kategori”, përfundoi Sadiku./INFOKUSI


T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...































