QKUK nuk merr mësim, jep tender gati 1 milion euro për pastrimin e Klinikave, sërish nuk përfill konkurrencën
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 06 February 2024
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë 919 mijë e 595 euro për “pastrimin e hapësirave të brendshme të QKUK-së”, më procedurë të negociuar.
E këto para për pastrimin e këtij institucioni shëndetësor do t’i marrë kompania LAGUNA SH.P.K me pronar Bastri Alshiqin.
Shuma e paraparë e kësaj kontrate ishte 920 mijë euro derisa vlera më e ulët më të cilën u nënshkrua është 919 mijë 595 euro.
Derisa nuk është saktësuar nëse në këtë shumë është i përfshirë pastrimi i brendshëm i të gjitha klinikave të QKUK-së, kohëzgjatje e kësaj kontrate është 6 muaj.
Kjo nuk është hera e parë që ky institucion publik shëndetësor në vend nënshkruan kontrata të majme për pastrim të objekteve duke mos e përfillu konkurrencën.
Edhe kjo kontratë është zhvilluar me procedura negociuese dhe pa tender të hapur.
Raste të tillë të tenderëve në të kaluarën janë bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
QKUK-ja vitin e kaluar kishte njoftuar se tenderi 7 milionë euro për pastrimin e këtij institucioni është pezulluar nga OSHP-ja për shkak të ankesa të shumta pasi i njëjti po ashtu ishte dhënë me procedurë të negociuar.
“Vendim mbi pezullimin e Aktivitetit të Prokurimit për ‘Pastrimin e Hapësirave të brendshme, të objekteve të QKUK-së’ deri në një vendim të OSHP”, thuhej në vendimin për anulim te Nexhat Halilit, shef i Prokurimit në QKUK.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës kishte shpallur tender për pastrimin e hapësirave me vlerë të parashikuar 7 milionë e 130 mijë Euro./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...