QKUK-ja mund të bëhet me mini-burg

Autori: Gazeta inFokus
22:53 | 23 September 2023
Një mini-burg ka gjasë të bëhet brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Këtë po e kërkon Shërbimi Korrektues, që për të burgosurit që kanë probleme shëndetësore po thonë se duhet të bëhet një vend i veçantë.
Kjo për shkak të telasheve që po u shkaktohen këtij institucioni gjatë sigurimit fizik nëpër disa klinika.
“Shkaktohen vështirësi sepse shërbimi korrektues në çdo repart është i detyruar të ofrojë siguri fizike si për stafin si për këta persona, por sigurisht që kur të bëhet projekti, do të jetë më e lehtë sepse do ta kemi hapësirën tonë të veçantë”, ka thënë Ismail Dibrani, zëvendësues i Drejtorit në SHKK.
Bile, për këtë së fundmi u mbajt një takim si fazë fillestare e procesit.
“Me iniciativë të ministres së Drejtësisë, ne kemi pas takim me përfaqësues së QKUK dhe me ministrinë e Shëndetësisë dhe kemi kërkuar që të kemi hapësirat tona të veçanta brenda Qendrës Universitare ku mund të trajtohen personat me probleme të rënda shëndetësore”, ka thënë ai.
Megjithkëtë, duket se SHSKUK-ja nuk është ende gati për një projekt të tillë.
“Për momentin është e pamundur të krijohen hapësira të veçanta ngase ka sëmundje, patologji të veçanta dhe specifike sipas sëmundjeve dhe klinikave të ndryshme”, ka thënë Shpend Fazliu nga QKUK.
Fazliu tha se do të vazhdojnë të ofrojnë trajtim mjekësor për të gjithë pacientët e burgosur që kanë nevojë për shërbime.

Të tjera
-
Shefi i NATO’s pritet nga Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjith...
-
Presidentja Osmani: Kosova së shpejti do të prodhojë municione dhe dronë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me shefin e N...
-
Bien faqet zyrtare të komunave në Kosovë
Që nga e hëna, faqet zyrtare të shumicës prej komunave në Kosovë janë jashtë ...
-
Rutte: Kosova e Serbia të bëjnë kompromiset e duhura në dialog
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit që ka pasur me pre...
-
Rutte: NATO do vazhdojë ta mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dalë në një konferencë të p...
-
Osmani në konferencë me Rutten: Bashkë me ju e kemi kthyer Kosovën në një shembull suksesi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë të përbashkët ...
-
Katër skenarët për krijimin e Qeverisë së re sipas EWB – A do të bëhet Kurti përsëri kryeministër?
Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit pamundëson krijimin e një qeverie të re ...
-
Policia arreston dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’
Policia ka njoftuar se janё arrestuar dy persona nё Deçan. Tё njёjtit dysh...
-
RTK-ja ua ndalon gazetarëve dhe moderatorëve reklamimin nëpër rrjetet e tyre sociale
Radiotelevizioni i Kosovës po vazhdon të rritë diktatin mbi gazetarët dhe mod...
-
Masa të shtuara sigurie për vizitën e Ruttes në Kosovë
Para ardhjes së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Kosova ka m...
-
Nis takimi mes shefit të NATO-s dhe Osmanit në Presidencë
Tashmë ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Sekretar...
-
Rutte mbërrin në Presidencë, pritet nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Sekretarin e Përgji...