Fokus

Bien faqet zyrtare të komunave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 11 March 2025

Që nga e hëna, faqet zyrtare të shumicës prej komunave në Kosovë janë jashtë funksionit.

Ndërprerja ka prekur të gjitha komunat, përveç Prishtinës, e cila operon me një domen të ndryshëm nga ‘rks-gov.net’, shkruan Gazeta Infokus. Po ashtu edhe faqet e komunës së Pejës, Gjakovës janë funksionale.

Ndërsa Komuna e Mitrovicës, Skenderajt, Gjilanit, Ferizajt, Dragashit, Drenasit, Klinës, Zveçanit, Mitrovicës së Veriut, Lipjanit, Prizrenit, Podujevës, Obiliqit, Kllokotit, Zubin Potokut, Vushtrrisë, Vitisë, Suharekës, Shtërpcës, Shtimes, Rranillugut, Rahovecit, Parteshit, Kamenicës, Kaçanik, Junik, Istogu, Deçani, Hani i Elezit, Graçanicë, Fushë Kosovë janë jashtë funksionit.

-Advertisement-

Deri në këto momente, nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar mbi shkaqet e kësaj ndërprerjeje, ndërsa qasja në shërbimet online të komunave vazhdon të jetë e pamundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera