Rozë

Qindra mijëra euro u shpenzuan për klipin “No I love yous” të Era Istrefit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 04 November 2017

Këngëtarja Era Istrefi dhe reperi French Montana sollën pak muaj më parë këngën e tyre më të re “No I love yous”.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa suksesin e ka dëshmuar edhe përmes shifrave të larta të klikimeve në kanalin YouTube.

-Advertisement-

Era Istrefi dhe French Montana sollën muaj më parë duetin “No I love yous”, i cili u pëlqye shumë nga publiku (YouTube)

Projekti në përgjithësi u cilësua si shumë cilësor, dhe ra në sy jo vetëm për këngën, por edhe për klipin e veçantë, e që ishte punuar me shumë përkushtim.

Jo e vogël duket të ketë qenë edhe shuma që është shpenzuar për realizmin e këtij klipi.

Menaxheri i këngëtares, Faton Shohi, ka pohuar për revistën “Story” se për realizimin e klipit “No i love yous” janë shpenzuar hiq më pak se 150 mijë euro.

Dukja e Erës në klipin e ri “No I love yous” (YouTube)

Klipi është punuar jashtë vendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe sjell skena nga më të ndryshmet, ku Era kësaj radhe do veçohej nga stili, pasi nga një biodne kishte kaluar ndryshimin në një brune të theksuar.

Mesa duket karriera ndërkombëtare e Erës po shoqërohet me një kosto të lartë, e cila rezultatin po e përkthen në sukses.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera