Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
07:13 | 08 November 2018
Qeveria ka dhënë zotimin, të mërkurën, se nuk do t’i bindet kurrfarë presioni ndërkombëtar për t’i revokuar sanksionet ekonomike të vëna një ditë më parë kundër Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Beogradit për ta dëmtuar sovranitetin e jashtëm të Kosovës.
Njohës të konflikteve kanë thënë se këto sanksione janë plotësisht në frymën evropiane, shkruan Koha Ditore.
Nëpërmjet një vendimi, ekzekutivi ka vënë një taksë prej 10 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Serbia, por edhe nga Bosnjë-Hercegovina, me përjashtim të brendeve ndërkombëtare që qarkullojnë mallrat e prodhuara në degët që i kanë në këto shtete.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit Evropian. Brukseli zyrtar ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që urgjentisht të shpjegojnë vendimin. Kjo, pasi ka gjykuar se me të minohet bashkëpunimi rajonal dhe se vendimi nuk është në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Të tjera
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...
-
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i ...
-
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetë...
-
Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia
Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që e...
-
Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive
Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të...
-
Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bom*bë janë prirjet totalitare të LVV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi ...
-
Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bom*bë ishte i rrejshëm
Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në se...
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...