Lajme

Qeveria vendos që t’i ofrojë mbrojtje të përkohshme 85 shtetasve afganë, Sveçla: Do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 11 September 2024

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 shtetasve afganë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë.

“Duke u bazuar në vlerat tona në mbështetje të të drejtave njerëzore, mikpritjes dhe solidaritetit, propozoj para jush ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për një grup të identifikuar prej 15 shtetasve afganë së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, në total 85 persona. Që nga fillimi i konfliktit në Afganistan, Republika jonë ka dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në ofrimin e strehimit të personave të rrezikuar dhe ky akt përfaqëson vazhdimësinë e ndihmës sonë”, ka thënë Sveçla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera