Qeveria vendos që FSK-ja të shkojë në mision humanitar në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 06 December 2017
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së FSK-së për dërgimin e kontingjentit të kësaj force në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Zëvendësministri i FSK-së, Brahim Mehmetaj tha se kërkesa për ndihmë ka ardhur nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
“Dje në Ministrinë e FSK-së ka ardhur një kërkesë nga ambasada e Shqipërisë për mbështetje logjistike të FSK-së, në ndihmë zonave të përmbytura në Shqipëri. MFSK menjëherë i ka bërë shkresë Qeverisë që të aprovohet misioni për ndihmë zonave që janë të përmbytura në Shqipëri. Ne kërkojmë që kjo të aprovohet si procedurë, pastaj shkon te kryeministri dhe presidenti dhe presidenti autorizon FSK-në që të marrë pjesë atje në mision. Kërkesa është për një urë atje. Sipas informatave që kemi janë dëmtuar mbi 70 ura dhe ata kanë nevojë. FSK e ka mundësinë me ndiku dhe është gati me kontribuua në këtë drejtim”, tha Mehmetaj.
E kryeministri, Ramush Haradinaj tha se shpreson që vendimi të merret me kohë për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në Shqipëri.
“…Dje ishte e pamundshme sepse kërkesa erdhi pasdite. Procedura është e paraparë sepse nuk është vendim i kryeministrit, por i Qeverisë. Për këtë arsye iu ftuam edhe sot dhe shpresoj se nëse ne marrim me kohë këtë vendim dhe presidenti autorizon në kohë FSK-në…”, tha Haradinaj.
Të tjera
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...