Qeveria sot vendos për udhëtimin e veteranëve në deti
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 29 May 2018
Për pushimin në deti dhe rehabilitimin në bajë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendoset sot.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të diskutoj për dërgimin për rehabilitim në bajë dhe në deti të rreth 2 mijë veteranëve.
Infokusi ditë më parë ka raportuar për kërkesën e OVL-së ndërsa ka kontaktuar edhe me kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucatin.
Lexo edhe : Veteranët e UÇK-së kërkojnë 300 mijë euro për deti
Gucati ka thënë se shuma që kërkojnë nga Qeveria e Kosovës për të dy rehabilitimet është rreth 400 mijë euro ose saktësisht 360 mijë euro.
“Ne kemi bërë një kërkesë në zyrën e kryeministrit të Kosovës për rehabilitimin e veteranëve, i dërgojmë banjë, një pjesë të veteranëve. Numri i veteranëve që planifikojmë ti dërgojmë në banjë është rreth 300. E 1,500 veteranë të tjerë janë për deti, kryesisht janë veteranë që nuk kanë kushte të tjera materiale dhe jetojnë me nga 170 euro”, ka thënë Gucati për Infokusin.
Ai ka thënë gjithashtu se pas miratimit të kësaj kërkese nga Qeveria e Kosovës do të filloj përzgjedhja e veteranëve. Përparësi do të kenë ata të moshës 60-65 dhe ata me probleme shëndetësore.
Në vitin 2017 veteranët nuk patën fatin të shkojnë as në deti e as në bajt pasi kërkesa në Qeverinë e Kosovës ishte bërë me vonesë.
E në vitin 2016 ishin ndarë 30 mijë euro për dërgimin e veteranëve nëpër qendra mjekësore rehabilituese.
“Duke marrë parasysh nevojat e kategorive te dala nga lufta, janë ndarë 30 mijë euro, në 3 pjesë për 3 kategori, për t’u rehabilituar në banja”, pati thënë Arban Abrashi./INFOKUSI
Të tjera
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...