Lajme

Qeveria shtynë afatin e aplikimit për subvencione për energjinë

Autori: Elvira Haxhiu 13:18 | 27 November 2022

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për shtyrjen e afatit të aplikimit për të përfituar nga subvencionet për kursim të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Ky afat është shtyre deri më datë 2 dhjetor 2022.

Kështu ka njoftuar Qeveria përmes një mesazhi telefonik.

-Advertisement-

“Afati i aplikimit për subvencion nga M. Ekonomisë zgjatet deri më 02.12.22”, thuhet në mesazhin dërguar konsumatorëve.

Kujtojmë se na shtator Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbështetje për qytetarët të cilët e kursejnë energjinë elektrike.

Derisa të premten më 25 nëntor dolën subvencionet për faturën e muajit shtator. Për këtë njoftoi ministri i Financave Hekuran Murati.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka thënë se kush kursen energjinë elektrike, fiton dyfish.

“Të gjithë përfituesit, vlerën e subvencionit mund ta shohin të reflektuar edhe në llogarinë online me furnizuesin. Secili konsumator aktiv (fatura mbi 5 euro), që ka kursyer sasinë e kËh me së paku 5% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim të faturës aq sa ✌️dyfishi i përqindjes së kursimit”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, për muajin shtator, kriterin për subvencion e kanë përmbushur 167,571 konsumatorë rezidencialë të energjisë elektrike.

Derisa, burime të Gazetës Infokus Brenda KEDS-it më 25 nëntor konfirmuan se vetëm në Prishtinë janë afërsisht 50 mijë konsumatorë që kanë përfituar nga këto subvencione./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera