Lajme

Qeveria ‘Rama 2’ do të ketë më pak ministri, cilat kabinete qëndrojnë dhe cilat shkrihen

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 08 August 2017

Qeveria e re e Kryeministrit Edi Rama pritet të ketë më pak kabinete ministrore. Kryeministri Rama me gjasë do të shkurtojë ndjeshëm kabinetin qeveritar. Projekti për të lënë vetëm 10 ministri në total është më i mundshmi, që do të thotë shkurtim me 50% të ministrive aktuale, duke u dhënë më shumë kompetenca dhe përgjegjësi ministrive të ndryshme. Ministritë që nuk do të ndryshojnë janë Ministria e Brendshme, ku nuk është fshehur preferenca e Kryeministrit për Fatmir Xhafajn si ministër të saj, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes.

Në kabinetin Rama 2, zëvendëskryeministri do të ketë edhe një post tjetër ministror ku më i mundshmi është Ministria e Bujqësisë. Ministrisë së Arsimit gjithashtu mund t’i shtohen kompetencat, duke përfshirë edhe Kulturën në të. Ndërkohë që e mundshme është edhe një bashkim i Ministrisë së Financave me Ministrinë e Ekonomisë.

Pritet që Ministria e Zhvillimit Urban të ndryshojë ose t’i bashkohet Ministrisë së Transporteve dhe Inovacionit. Në kabinetin e ri qeveritar pritet të mos jenë më ministritë pa portofol të Marrëdhënieve me Parlamentin dhe Ministria e Pushtetit Vendor.

-Advertisement-

Ndërsa vetë Rama para dsa ditësh është shprehur për këtë çështje: “Janë subjekt i një diskutimi të gjerë. Do të ketë ndryshime të mëdha”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera