Qeveria ‘Rama 2’, me më së paku ministra në historinë e demokracisë së Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 17 September 2017
Me 15 ministra, Qeveria ‘Rama 2’ ka mposhtur qeverinë ‘Berisha 1’ për nga numri i personave që zyrtarisht mbartin titullin ‘Ministër’.
Por, shkurtimi i ministrive pritet të shkaktojë një raund të ri kaosi në administratën publike shqiptare, e cila përgjatë 25 viteve të fundit ka pësuar ndryshime drastike në mënyrë të përsëritur.
Qeveria “Rama 2” u betua në zyrën e presidentit të Republikës mbrëmjen e të mërkurës së 13 shtatorit 2017. Programi i qeverisë që shoqëroi votimin e saj në Parlament, premton mes të tjerash “përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, sidomos në fushën e shëndetësisë, arsimit, ujit të pijshëm, administrimit të mbetjeve, regjistrimit të pronës dhe hipotekave”.
Për të realizuar këto premtime, Qeveria ‘Rama 2’ do të ketë 15 ministra. Për nga numri i ministrave, kjo është qeveria më e vogël që ka njohur Shqipëria në shumë kohë. Qeveria më e madhe për nga numri i ministrave ka qenë qeveria ‘Meta 2’ e cila pati një jetë të shkurtër në fund të vitit 2001 dhe fillim të vitit 2002. Ajo qeveri pati plot 22 vetë me titullin “ministër”. Meta pati ardhur nga zgjedhjet e vitit 2001, si kryeministër në mandat të dytë, mes një klime tensioni të krijuar nga manipulimet e shumta të kryera gjatë zgjedhjeve si dhe nga presionet e brendshme në Partinë Socialiste. Qeveria e tij në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës ‘sajoi ministri’. Pesë nga të 22 ministrat u shpallën “ministra pa portofol”. Shqipëria e vogël dhe e varfër u desh të paguajë për rroga, makina dhe truproja mes të tjerëve edhe për pesë persona të cilët u emëruan “ministra shteti”.
Qeveria ‘Berisha 1’ erdhi në pushtet në vitin 2005 me premtimin ‘qeveria e shërbimeve dhe shërbesave’. Edhe ajo, njësoj si qeveria aktuale, premtoi reduktimin e burokracive dhe shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë. Ajo qeveri pati 16 ministra. Synimi i deklaruar i ish-kryeministrit Sali Berisha në atë kohë qe që ta bënte qeverinë e tij edhe më të vogël për nga numri i ministrave, por u detyrua të tërhiqej, kur iu kërkua që Ministrinë e Integrimit të krijuar në vitin 2001, ta ruante edhe gjatë qeverisjes së tij.
Në ndryshim nga ‘Berisha 1’, qeveria ‘Rama 2’ e ka hequr Ministrinë e Integrimit, por dallimi tjetër i madh është që qeveria aktuale ka edhe dy ministra pa portofol, ndërkohë që qeveria ‘Berisha 1’ nuk kishte ministra të tillë. Për rrjedhojë, për të thyer rekordin, qeveria “Rama 2” ka krijuar efektivisht dy superstruktura, pasi ka shkrirë për herë të parë në dy dekada Ministrinë e punës dhe çështjeve shoqërore si dhe Ministrinë e Integrimit, e cila u krijua fillimisht si “ministër shteti” në vitin 2001 dhe që u bë ministri në vitin 2005.
Ironikisht, kryeministri Edi Rama do të jetë personi që ka udhëhequr njëkohësisht një nga qeveritë më të mëdha dhe qeverinë më të vogël. Qeveria e tij “Rama 1” kishte në total 21 ministra, vetëm një më pak se sa rekordi historik i “Meta 2”.
Shkurtimi i numrit të ministrave dhe prania e dy ministrave pa portofol, Pandeli Majkos si ministër Shteti për Diasporën dhe Sonila Qatos si ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka krijuar si superministri, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që ka zgjeruar ndjeshëm Ministrinë e Shëndetësisë, duke i shtuar kësaj ministrie gjysmën e funksioneve që më parë i kishte Ministria e Mirëqenies Sociale (e njohur para 2013 si Ministria e Punës).
Sipas vendimit të qeverisë “për përcaktimin e fushës së veprimit” ministria e re e Financave dhe Ekonomisë do të ketë 24 funksione të shprehura, të cilat variojnë nga politikat makroekonomike deri te mbrojtja e konsumatorit apo inspektimi financiar publik, duke krijuar në këtë mënyrë një ministri që do të ketë funksione krejt të kundërta: nga njëra anë do të kontrollojë efikasitetin ekonomik të koncesioneve dhe nga ana tjetër do të ketë për detyrë “të mbështesë koncesionet”. Nga njëra anë do të ketë funksionin e kontrollit financiar dhe nga ana tjetër do të ketë menaxhim asetesh të konsiderueshme publike.
Ministria e dytë e fryrë do të jetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo do të ketë në portofolin e vet 13 funksione, të cilat variojnë nga menaxhimi i rrugëve ekzistuese apo ndërtimi i rrugëve të reja, te menaxhimi i tregut të telekomunikacioneve, të postës, të naftës, të minierave, të planifikimit urban, të standardeve të ndërtimit.
Struktura e qeverisë shqiptare është ndryshuar rregullisht sa herë që është ndryshuar qeveria. Shpesh, brenda një mandati parlamentar, emrat e ministrive apo institucioneve janë ndryshuar disa herë. Zakonisht këto ndryshime emrash janë shoqëruar edhe me shkarkime dhe punësime në administratën publike, të cilat, përveç kaosit në administratë kanë shkaktuar edhe kosto të rënda për taksapaguesit, pasi shumica dërrmuese e punonjësve të shtetit të shkarkuar i drejtohen gjykatave dhe marrin dëmshpërblime të majme. /BIRN/reporter.al/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...