Qeveria përjashton kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 19 December 2023
Së paku 10 euro më shtrenjtë do ta paguajnë faturën e energjisë elektrike një pjesë e kategorive të dala nga lufta.
Subvencionimin e rrymës që e gëzonin tash e sa vite, ua hoqi Qeveria, madje siç thonë pa asnjë paralajmërim.
“Jemi subvencionu për një pjesë të faturës të energjisë elektrike dhe e kemi kuptu që ka nxjerrë një rregullore që na ka largu edhe pse është e përfshirë në ligj, dhe qeveritë e kaluara e kanë zbatu këtë vit ka marrë vendim edhe na ka lënë anash edhe kështu që nuk na ka njoftu as neve që ta njoftojmë anëtarësinë që të aplikojë si rast social”, tha Xhevdet Qeriqi nga OVL-UÇK.
Subvencionimi i energjisë për këto kategori nga ana e Qeverisë bëhej në baza vjetore në KEDS.
Kësisoj invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, viktimat e dhunës civile, nuk do të trajtohen si kategori të veçanta, por vetëm si qytetarë të thjeshtë.
Qeveria thotë se të gjithë këta ish-përfitues kanë mundur të aplikojnë për të qenë pjesë e masës së re për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.
“Me fillimin e masës së re për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme është hapur thirrja për të gjitha familjet të cilat kanë të ardhura më pak se 150 euro në muaj për një anëtar, që të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi. Kjo masë e thekson se kategoritë të cilat kanë marrë më herët subvencion duhet të aplikojnë përmes thirrjes që hapet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Të gjitha familjet që janë përfitues të skemave sociale e pensionale, inkurajohen të aplikojnë. Përderisa familja ka më pak të ardhura mujore sesa pragu prej 150 eurosh/muaj për anëtar, atëherë ju kualifikoheni për subvencionim të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, shoqata e invalidëve thotë se me këtë, automatikisht të gjitha kategoritë e luftës janë përjashtuar nga mundësia e përfitimit nga kjo masë.
“Pensioni më i vogël i invalidit është 225 euro, automatikisht përjashtohemi, aty ka qenë si kriter të jenë nën 150 euro të ardhurat mujore”, tha kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj.
Të drejtën për tarifë më të lirë të energjisë elektrike ua garanton edhe ligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre në nenin 9 të tij.
Andaj duke marrë parasysh këtë, shoqata e invalidëve thotë se po e shqyrton mundësinë që ta paditë Qeverinë për shkelje të ligjit. /ATV
Të tjera
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...