Lajme

Qeveria pagoi 147 mijë euro për shoqen e Gërvallës për lobim në ShBA, ajo përfundoi duke ngrënë sushi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 03 August 2024

147 mijë euro është shuma që Qeveria e Kosovës pagoi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm për kompaninë e Afërdita Rakipit – shoqe e Donika Gërvallës.

Shumica e shpenzimeve të deklaruara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë shfrytëzuar për ushqime, Aferdita Rakipi, i ka deklaruar si shpenzime në udhëtime dhe dreka pune.

Në deklarimet e shpenzimeve, ajo ka përfunduar duke ngrënë dreka dhe darka në Prishtinë.

-Advertisement-

Përmend disa fatura duke ngrënë sushi në kryeqytetin e Kosovës.

Afërdita Rakipi është mike e vjetër e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kjo vërehet edhe në këtë postim të vitit 2014.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera