Qeveria, pa model dhe pa afat për shërbimin ushtarak të detyrueshëm
Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 13 February 2020
Ndonëse synojnë ta bëjnë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, qeveria “Kurti” ende nuk ka as model e as afat se kur do ta bëjë realitet një gjë të tillë.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ky proces fillimisht do të kërkojë ndryshimin e bazës ligjore, mbi të cilën do të parashihen edhe detajet.
Ajo zotohet se çdo ndryshim do të bëhet pa krijuar dilema në raport me partnerët strategjikë të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon që shërbimin ushtarak ta bëjë të detyrueshëm. Në planprogamin qeverisës, të harmonizuar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, theksohet se do t’i nisin përgatitjet për shërbimin e obligueshëm ushtarak në përputhje me praktikat dhe me standardet më të mira të vendeve të NATO-s.
Mirëpo procedurat se si planifikon ta bëjë një gjë të tillë qeveria “Kurti” ende nuk i ka bërë të ditura. Nga Ministria e Mbrojtjes kanë theksuar për gazetën “Zëri” se për organizimin e këtij shërbimi duhet fillimisht të bëhet plotësim-ndryshimi i bazës ligjore mbi të cilën pastaj do të krijohen edhe detajet. Se kur synojnë ta jetësojnë këtë plan nga ekzekutivi aktual theksojnë se ende është herët të dihet, për shkak të procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri, shkruan tutje “Zëri”.
Përderisa njohës të çështjeve të sigurisë janë skeptikë se shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të fillojë para katër vjetëve të ardhshëm. Me një prioritet të tillë Albin Kurti kishte garuar edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, ku jepte disa afate për parapërgatitjet e këtij organizimi.
Të tjera
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...