Lajme

Qeveria nuk ia falë pronat komunave serbe

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 21 November 2018

Qeveria e Kosovës e ka pezulluar vendimin për kthimin e pronave shoqërore në pronësi të komunave serbe, derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një konstatim për këtë çështje.

Ky vendim vjen pas raportimeve të shumta që ka bërë gazeta inFokus lidhur me asetët që Qeveria e Kosovës i ka kaluar në pronësi komunave me shumicë serbe.

LEXO EDHE: Ja sa prona po ia fal Qeveria e Kosovës serbëve (Dokument)

-Advertisement-

Në mbledhjen e gjashtë nëntorit, Qeveria kishte aprovuar kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit te të gjitha pronave shoqërore që ndodhen në këto komuna.

Por, sot ekzekutivi ka pezulluar këtë vendim derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një konstatim për këtë çështje.

Ky vendim i Qeverisë vie, pasi që Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës të premten e kaluar ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

Ndryshe kjo kërkesë për ndalim të privatizimit në komunat me shumicë serbe ka qenë kusht i vazhdueshëm i Listës Serbe ndër vite.

Kujtojmë se Lista Serbe edhe në vitin 2015 kishte marrë garanci nga koalicioni qeverisës, aso kohe mes PDK-së dhe LDK-së, se nuk do të ndodhë privatizimi i pronave shoqërore në këto komuna./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera