Qeveria nuk di se çfarë të thotë për zhvillimet në Veri
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 27 November 2018
Serbët e Veriut janë distancuar nga secila pozitë që bartin në institucionet kosovare. Mëngjesin e sotëm janë dorëhequr katër kryetarë të komunave, është mbyllur tërësisht Gjykata Themelore e Veriut të Mitrovicës. Qeveria e Kosovës, pjesë e së cilës zyrtarisht është Lista Srpska, nuk ka asnjë qëndrim rreth zhvillimeve që po ndodhin në Veri.
Avni Arifi, shef i stafit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për Gazetën Express se Qeveria akoma nuk ka ndonjë qëndrim për dorëheqjet e njëpasnjëshme që ndodhën mëngjesin e sotëm në komunat veriore, që drejtoheshin nga Lista Srpska.
“Akoma nuk kemi qëndrim për këtë çështje”, ka thënë shkurt Arifi.
Gazeta Express ka raportuar se sot janë dorëhequr katër kryetarë të komunave serbe, përfshirë këtu edhe Goran Rakiqin që drejtonte Mitrovicën veriore. Po ashtu, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka konfirmuar se punonjësit serbë.
Arifi, i pyetur nëse Qeveria ka marrë ndonjë sinjal prej Listës Srpska se do të largohen nga Qeveria dhe nga Kuvendi, ka thënë se nuk kanë biseduar me ta.
“Nuk kemi asnjë indikacion dhe asnjë informatë nga ta”, ka thënë të martën Arifi.
Zhvillime të shumta kanë ndodhur së fundmi në veriun e Kosovës. Edhe sot serbët kanë dalë në sheshin e Mitrovicës veriore për të prostestuar ndaj vendimit të Qeverisë për vënë taksë prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.
Në protestë, bashkë me udhëheqës tjerë të Listës Srpska, Express raporton se po merr pjesë edhe ministri i Qeverisë Haradinaj, Nenad Rikallo.
Zyrtarë të Listës Srpska vazhdojnë të mbajnë pozitat e ministrave, ndonëse që disa muaj injorojnë mbledhjet qeveritare. Ndërkaq, javë më parë 10 deputetët e Listës Srpska kanë ofruar nënshkrimet e tyre për ta rrezuar qeverinë, pjesë e së cilës janë edhe vetë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...