Lajme

Qeveria ndanë 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 29 August 2018

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i deponisë komunale në regjionin e Pejës“, i cili kap vlerën prej 50 mijë euro për vitin fiskal 2018 dhe që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, u.d ministri Matoshi tha se ndërtimi i deponisë është një nga projektet që po realizojmë në Komunën e Pejës, për përmirësimin e gjendjes se mjedisit në këtë komunë.

“Ndërtimi i kësaj deponie do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë dhe vitin që vjen me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar” , tha Matoshi. U.d ministri Matoshi tregoi se ndërtimi i kësaj deponie në Komunën e Pejës po bëhet në kohën e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, që fillon më 15 shtator 2018, për të cilin aksion ai mori përkrahjen edhe të kryetarit Muhaxheri.

“Ndërtimi i kësaj deponie po bëhet në kohën e fushatës për pastrimin e Kosovës e cila do të mundësojë që të gjitha mbetjet e ngurta që do të grumbullohen në këtë komunë të trajtohen në këtë deponi”, tha Matoshi. Matoshi deklaroi po ashtu se në Pejë do të fillojmë dhe me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, të cilin MMPH e financon me 4 milion euro kurse komuna me rreth 3 milion euro plus shpronësimet. Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi MMPH-në për financimin e projektit për ndërtimin e deponisë në komunën që ai drejton, duke thënë se ky është një fillim i mbarë për bashkëpunimin që do të kemi edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera