Lajme

Qeveria ndan 70 mijë euro për botimin e librit për Reçakun, Nenad Rashiq abstenon

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 11 January 2023

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për botimin e një libri mbi Masakrën e Reçakut të paraqitura nga perspektiva e ambasadorit William Walker, i cili vetëdijësoi botën për krimet serbe në fshatin Reçak.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se ky libër po financohet për shkak të peshës historike që ka.

Propozimi për ndarjen e këtyre mjeteve u miratua nga kabineti qeveritar, ku pro votuan të gjithë ministrat, përpos, Nenad Rashiqit, i cili abstenoi.

-Advertisement-

“Këtë të diel bëhen 24 vite nga Masakra e Reçakut që tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe e ndërgjegjësoi dhe e alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin, përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker dhe të Masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarje. Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me Masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, tha Kurti ndër të tjera para se ta hidhte në votim këtë pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera