Qeveria ndan 5 milion euro për zgjedhjet e parakohshme (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 15 May 2017
Qeveria në largim e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme do të ndajë mjetet financiare për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Komisioni Qendror Zgjedhor ka paraparë që për organizimin e zgjedhjeve do t’i shpenzojë rreth 5 milionë euro.
Zëvendëskryeminkstri në largim Hajredin Kuqi prezantoi para ministrave kërkesën e KQZ së.
“Zyra e kryeministrit ka marr kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e 4 milion e 900 mije euro për zgjedhjet e parakohëshme” tha Kuçi.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në largim do të ndahen mjete financiare edhe për Shoqatat Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të nisë më 29 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.
Për këto 10 ditë, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të zhvillojnë aktivitetin, fushatën dhe propagandën politike, përfshirë edhe tubimet dhe debatet me qytetarët dhe mediat.
Subjektet politike të interesuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje nga data 11 deri më 18 maj
Ndër vendimet e para të KQZ-së përfshihen edhe kushtet e vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve dhe çështjet tjera organizative.

Të tjera
-
Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshimin për drejtësi
Kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka dhënë një deklaratë...
-
Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në
Platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe...
-
Nëna e Thaçit vesh bluzën me portretet e ish-krerëve të UÇK-së: Liria jeni ju
Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një...
-
Mbushen autobusët, qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim
Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar ng...
-
Nis grubullimi i qytetarëve për marshin në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Të dielën e 2 prillit në sheshin Zahir Pajaziti, kanë nisur që të tubohen qyt...
-
Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate
Ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, u është vënë zjarri disa veturave me ...
-
Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së fillon më 3 prill
Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Haradinaj kujton 86 martirët e rënë në Kralan: Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 86 martirët e rënë në Kralan të G...
-
Qytetari nga Skenderaj: Gjykata Speciale e ka bo bërllok krejt
Dhjetëra autobusë u nisën nga Skënderaj drejt Prishtinës për të marrë pjesë n...
-
Hamza niset me qytetarë për Marshin e Drejtësisë
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me qytetarë të shumtë janë ...
-
Shqipëri, nesër nis Konventa Ndërkombëtare e Turizmit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nesër në Tiranë do t...
-
E konfirmuar: Është hakuar faqja e Facebook-ut të Hashim Thaçit, Policia e Kosovës e njoftuar
Ish-presidenti Hashim Thaçi duket se ka mbetur edhe pa faqen e tij të famshme...